Flash News

POLITIKOFF

Armina Mevlani tregon për momentin e parë kur ka parë Shkëlzen Berishën: Mendova se ishte i huaj

Armina Mevlani tregon për momentin e parë kur ka parë

Blogerja e njohur Armina Mevlani dhe djali ish kryeministrit Berisha, Shkëlzeni, prej vitesh janë në një lidhje dashurie dhe madje tani edhe bashkëjetojnë dhe së shpejti do të martohen.

Mbrëmë, në "Goca dhe Gra", Armina ka treguar për momentin e saj të parë kur ka parë Shkëlzenin. Blogerja tha se kur e ka parë nuk e dinte fare se kush ishte sepse nuk ishte rritur me një frymë politike në familjen e saj.

“Unë personalisht sa i përket lidhjes sime gjithmonë ka pasur tendencë që të gjykohej, diferenca e moshës, pozicioni ‘ajo ishte miss’. Unë kurrë nuk do të kisha nisur një lidhje nëse s’do ta doja shpirtëroren. Kur e kam parë, e kam pëlqyer, por se dija kush ishte se unë s’jam rritur me frymë politike, madje kur e kam parë sërish pyeta shoqen time kush është edhe më tha ‘fliste anglisht mos është i huaj’. Disa shikojnë udhëtimet e mia dhe nuk e dinë se ato janë udhëtime pune. Unë kam punuar shumë, Dalina e di më njeh që unë kam qenë pjesë e medias që para se të njihesha me Shkëlzenin”, tregoi ajo.

Të fundit