Flash News

POLITIKOFF

Arrestimi i Jozit pasi goditi Gjestin, reagon policia e Tiranës

Arrestimi i Jozit pasi goditi Gjestin, reagon policia e Tiranës

Policia e Tiranës ka dalë me reagim zyrtar pas arrestimit të Jozefin Markut, konkurrent në Big Brother i cili goditi Gjestin.

Policia thotë se ndaj tij nisi procedimi në gjendje të lirë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6: referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin J. M., 29 vjeç, pasi gjatë transmetimit të një reality show, ka qëlluar me pëllëmbë shtetasin B. K.”-njofton policia.

Akti i papranueshëm ndodhi gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të mbrëmjes së djeshme në formatin Big Brother Albania. Ky veprim i paprecedentë u transmetua në kohë reale dhe u ndoq nga një publik i gjerë kombëtar.

Të fundit