Flash News

POLITIKOFF

Arrestohet ish-konkurrenti i ‘’Për’puthen’’, akuza të rënda që lidhen me prostitucionin

Arrestohet ish-konkurrenti i ‘’Për’puthen’’,

Ish-konkurrenti i edicionit të parë të ‘’Për’puthen’’ është arrestuar ditën e sotme nga Policia e Tiranës.

Bëhet fjalë për Alban Dyrmishi, i cili sipas njoftimit të uniformave blu Albani është vendosur në pranga për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.

“Ky shtetas, pasi kishte marrë një ambient me qira, në rrugën ‘Sami Frashëri’, e kishte përshtatur si qendër masazhesh ku kishte të punësuara dy shtetase, dhe përveç aktivitetit të regjistruar ligjërisht, ushtronin dhe aktivitetin e kundërligjshëm të prostitucionit”, shkruhej në deklaratën e policisë.

Arrestohet ish-konkurrenti i ‘’Për’puthen’’,

Të fundit