Flash News

POLITIKOFF

Arrihet marrëveshja, Elon Musk blen për 44 miliardë dollarë rrjetin social Twitter

Arrihet marrëveshja, Elon Musk blen për 44 miliardë dollarë

Elon Musk blen për 44 miliardë dollarë rrjetin social Twitter. Bordi i Twitter ka rënë dakord për një ofertë prej 44 miliardë dollarësh (34.5 miliardë £) nga miliarderi Musk.

Musk, i cili bëri ofertën nw më pak se dy javë më parë, tha se Twitter kishte "potencial të jashtëzakonshëm". Ai gjithashtu bëri thirrje për një sërë ndryshimesh nga lehtësimi i kufizimeve të përmbajtjes deri në zhdukjen e llogarive të rreme.

Firma fillimisht kundërshtoi ofertën e Musk, por tani do t'u kërkojë aksionerëve të votojnë për të miratuar marrëveshjen.

Ai ka theksuar se qëllimi i tij është të forcojë fjalën e lirë në platformën Twitter

Musk është njeriu më i pasur në botë, sipas revistës Forbes, me një vlerë neto prej 273.6 miliardë dollarësh, kryesisht për shkak të aksioneve të tij në prodhuesin e automjeteve elektrike Tesla. Ai gjithashtu drejton firmën e hapësirës ajrore SpaceX.

Të fundit