Flash News

POLITIKOFF

Arsyeja madhore pse Angelina Jolie iu bashkua për herë të parë Instagramit

Arsyeja madhore pse Angelina Jolie iu bashkua për herë të

Angelina Jolie nuk ishte më parë pjesë e Instagramit dhe në përgjithësi, aktorja ruan një profil shumë të ulët publik, ku nuk është aspak aktive në rrjetet sociale dhe daljet i ka vetëm në evenimente apo promovimeve të produksioneve në të cilat ajo është pjesë.

Por së fundmi, ajo hapi për herë të parë profilin e saj në Instagram dhe arsyeja është shumë domethënëse, për të mbështetur vajzat dhe gratë afgane.

Angelina ka marrë një letër nga një vajzë afgane, nga e cila është prekur shumë dhe aktorja ka vendosur ta ndajë këtë letër me gjithë botën.

“Është një letër që më është dërguar nga një vajzë adoleshente në Afganistan. Tani për tani, njerëzit e Afganistanit po humbasin aftësinë e tyre për të komunikuar në mediat sociale dhe për t’u shprehur lirshëm. Kështu që unë i jam bashkuar Instagram-it për të ndarë historitë e tyre dhe zërat e atyre në të gjithë globin që po luftojnë për të drejtat e tyre themelore të njeriut. Unë isha në kufirin e Afganistanit dy javë para 11 shtatorit, ku takova refugjatët afganë që kishin ikur nga talebanët. Kjo ishte njëzet vjet më parë.

Është e dhimbshme të shikosh afganët të largohen përsëri nga frika dhe pasiguria që ka kapluar vendin e tyre.

Të shpenzosh kaq shumë kohë dhe para, të kesh derdhur gjak dhe jetë të humbura vetëm për të ardhur përsëri tek e njëjta histori, është një dështim pothuajse i pamundur për t’u kuptuar.

Të shikosh për dekada se si refugjatët afganë , disa nga njerëzit më të aftë në botë, të trajtohen si një barrë është gjithashtu e sëmurë. Duke ditur që nëse do të kishin mjetet dhe respektin, sa shumë do të bënin për veten e tyre. Dhe takimi me kaq shumë gra dhe vajza që jo vetëm kërkuan një arsim, por edhe luftuan për të. Ashtu si të tjerët të angazhuar, unë nuk do të largohem. Unë do të vazhdoj të kërkoj mënyra për të ndihmuar. Dhe shpresoj se do të bashkoheni me mua”, shkruan Angelina në postimin e saj të parë në Instagram.  

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Angelina Jolie (@angelinajolie)

Të fundit