Flash News

POLITIKOFF

Arsyeja pse u zgjedh emri "Mehmet Kosovali", aktori Kenan tregon lidhjen e emrit të personazhit me shqiptarët

Arsyeja pse u zgjedh emri "Mehmet Kosovali", aktori Kenan tregon

Serialet turke kanë zënë një hapësirë të madhe në televizionet shqiptare dhe ndiqen shumë. Por një nga serialet që bëri jehonë dhe një nga serialet e para turke në vendin tonë ka qenë "Jetë e hidhur" me aktor kryesor, Kenan  Imirzaliolgu i cili kishte emrin "Mehmet Kosovali" në serial.

Vetë aktori ka folur për arsyen e këtij emri dhe sigurisht që kjo ka lidhje me shqiptarët. Kjo është një intervistë e dhënë më herët por video është bërë virale vetëm këto ditë.

"Sepse në Turqi të gjithë e dinë se shqiptarët janë shumë këmbëngulës në diçka që besojnë. Për shkak se Mehmeti Kosovali ishte një i dashuruar shumë këmbëngulës, mbiemrin ia vendosëm Kosovali”, ka thënë Imirzialogu.

Arsyeja pse u zgjedh emri "Mehmet Kosovali", aktori Kenan tregon

Tetorin e vitit që lamë pas aktori Kenan u bë baba për herë të parë, ku partnerja e tij, aktorja Sinem Kobal solli në jetë vajzën e tyre Lalin.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Seriale Turke (@seriales.turke)

Të fundit