Flash News

POLITIKOFF

Arta Dade tregon ndjesitë e saj si... stërgjyshe: Është kulmore

Arta Dade tregon ndjesitë e saj si... stërgjyshe: Është

Ish-ministrja, Arta Dade ndau emocionet e saj në emisionin Goca dhe Gra, duke folur për ndjesinë e veçantë që sjell ardhja e një stërmbese në familjen e saj.

Dade shprehu se për të, kjo është një eksperiencë e papërshkrueshme, duke reflektuar mbi momentet e lindjes dhe rritjes së katër nipave dhe një mbese që ka pasur pranë.

“Tani është një ndjesi e veçantë. Sidomos për gratë, të jesh nënë është një përvojë unike. Unë kam pasur fatin të ndjek lindjen dhe rritjen e katër nipave dhe një mbese. Ndjesia arrin kulmin kur sheh se njëri prej tyre bëhet baba dhe unë bëhem stërgjyshe,” tha Dade.
Ajo shtoi se ardhja e vogëlushes ka sjellë një gëzim të dyfishtë, duke përfshirë jo vetëm nipin e mbesës, por edhe prindërit e saj.

“Jo vetëm që kemi fituar Milën, por edhe nënën e Milës. Gocat i kishim në minorancë në familje, por tani po afrohemi. Nipat kanë marrë tiparet e tyre, por edhe të prindërve. Kur lind një stërmbesë, shohim se kujt i ngjan më shumë. Është kënaqësi të shohësh si kalojnë tiparet dhe të gjitha veçoritë e tjera,” përfundoi ish-ministrja.

Të fundit