Flash News

POLITIKOFF

Artan Fuga mbështet Ronela Hajatin: Edhe Prometeun do ta kryqëzonin

Artan Fuga mbështet Ronela Hajatin: Edhe Prometeun do ta kryqëzonin

Akademiku Artan Fuga ka komentuar performancën e këngëtares Ronela Hajati në Eurovision, duke e përkrahur këngëtaren. Ai thotë se më në fund Shqipëria përfaqësohet me një kombinim të lartë të postmodernes, klasikes dhe popullores.

Sipas Fugës, Ronela ka bërë art, jo thjesht një këngë dhe që e klasifikon si shkallë të lartë kodofikimi estetik të shprehjes muzikore.

Postimi i plotë:

Ouuu, bravo kjo Hajati në Eurovizion, ka bërë art, jo thjesht një këngë, shkallë e lartë kodifikimi estetik i shprehjes muzikore!

Kombinim i lartë i postmodernes, klasikes, popullores!

Pa asnjë kompleks kulturor. Më në fund! Mjaft me paraqitje gocash të mira, femrash të sunduara nga etika maçiste.

Sapo gjuha e trupit kërkon të çlirohet, i hedhin napën, i lidhin duart me litar, i veshin futën për të qëruar patate!

Mos donin t'u nxirrte edhe ndonjë kafe në tabaka argjendi?

Këta edhe Prometeun do ta kryqëzonin, do ta quanin hajdut të zjarrit të Perëndive. Turp! Hajdut!

Simbolikën artistike e marrin për histori të vërtetë!

Klithmë emancipimi, revoltë, dramë!

Madje, Fuga ka komentuar dhe me ndjekësit, të cilët mundohen të shprehin negativitet për skualifikimin e Robelës:

Artan Fuga mbështet Ronela Hajatin: Edhe Prometeun do ta kryqëzonin

Artan Fuga mbështet Ronela Hajatin: Edhe Prometeun do ta kryqëzonin

Postimi i dytë i Fugës, i cili respekton mendimet kundër por i qëndron mendimit të tij dhe preferencës për këngën e përformancën e Ronela Hajatit:

Ishte një thirrje për çlirim nga maçizmi, protestë për liri ndaj autoriteteve autoritare që bëjnë shiun dhe breshërin mbi kokat e rinisë, e keqpërdorin atë, apel kundër edukatës që bazë ka nënshtrimin, dhunën psikologjike dhe fizike ndaj femrës!

Kundër pseudomoralistëve që në emër të turpit kërkojnë të fusin shqisat dhe dëshirat në kafaze, e për rjedhojë krijojnë kushte për shpërthime animaliteti si reaksion ndaj diktaturës shpirtrore.

Revoltë ndaj trajtimit të trupit si mall!

E masakrojnë pikërisht për atë që kjo trupë në këtë performancë thotë të kundërtën e asaj që akuzohet!

Na e plasi në surrat të vërtetën! Dhe si çdo e vërtetë na plagos në krenari, në rehati, në narcizëm!

Fati i çdo gjëje që trondit skorjet e kthyera në moral! Kush e bën digjet në turrën e druve!

Shpesh as skllavi nuk dëshiron të çlirohet!

Respekt edhe për shijet dhe këndvështrimet estetike që janë kundër dhe ndryshe nga të miat!

Të fundit