Flash News

POLITIKOFF

Artan Hoxha ironizon Monika Lubonjën: Këshilltarja që paguhet me taksat tona ka 3 muaj në Big Brother

Artan Hoxha ironizon Monika Lubonjën: Këshilltarja që paguhet me

Prej disa ditësh në mediat sociale dhe në televizion po diskutohet gjithandej lista e pagave që u bë publike, dhe një nga emrat që spikati në këtë listë ishte dhe i aktores Monika Lubonjës, e cila rezultonte si këshilltare e Bashkisë së Tiranës dhe merrte një rrogë prej 114,000.00 lekë

Kujtojmë se Monika prej tre muajsh është pjesë e shtëpisë së Big Brother Vip Albania dhe është komentuar jo pak që aktore në profesion, rezulton në listat e të punësuarve në bashkinë e Tiranës.

Sot gazetari investigativ, Artan Hoxha ka ironizuar aktoren. Hoxha i ftuar në ‘AbcNeës’, tha se njerëzit që i shërbejnë pushtetit kanë tre muaj që ndodhen brenda Big Brother VIP.

"Unë them bravo i qoftë atij që o ndodhi se na nxori sa fenomene, duke filluar që tek sektori jonë i medias. Ne kemi parë sa keq paguhet administrata shqiptar, mbi 300 mijë shqiptarë marrin një rrugë qesharake dhe të tjerët marrin paratë e tyre. Ne mësuam sesi pushteti e kontrollon median. Se kush janë njerëzit i shërbejnë pushtetit. Një nga këshilltarët që paguhet me taksat tona ka 3 muaj që është në Big Brother. Ne na ka rënë shteti. Shteti virtual që donte të bënte Rama është i shpartalluar. SPAK duhet të merret me korrupsionin e lartë. Patronazhistët duhet të ishin hetuar. Askush nuk do të mbajë përgjegjësi”, tha ai.

Të fundit