POLITIKOFF

Arti në zi, ndahet nga jeta tenori Gjergj Sulioti

Arti në zi, ndahet nga jeta tenori Gjergj Sulioti

Është ndarë nga jeta në moshën 74-vjeçare tenori Gjergj Sulioti.Lajmin e trishtë e ka konfirmuar Teatri i Operës dhe Baletit.

Të trishtë për ndarjen nga jeta e tenorit Gjergj Suljoti! I lindur në një familje intelektualësh dhe muzikantësh korçarë, Suljoti vazhdoi rrugën e muzikës, duke u diplomuar në Institutin e Lartë të Arteve. Më 1978 u emërua solist në TKOB.

Krahas punës si solist në Opera dhe Ansambël, ai nuk u shkëput kurrë nga muzika e lehtë, duke marrë pjesë në shumë Festivale, si ato të fundvitit, por edhe Koncertet e Majit.

Por në karrierën e tij operistike ai ka luajtur personazhet më të rëndësishëm të historisë sonë, si roli i Trimorit nga opera “Goca e Kaçanikut e vitit 1979 dhe roli i Mujit nga opera ‘’Vjosa’’ e Tish Daisë, e vitit 1980, që i shkonin aq mire natyres se tij. Ne 1982, mori pjesë në operën ‘’Skenderbeu’’, në të cilën interpretoi rolin e Lekë Dukagjinit.

Për ne, dhe miqtë e bashkëpunëtorët e tij në TKOB, ai mbeti përherë “Loni” nga opereta “Karnavalet e Korçës” një rol që Gjergji i dha maksimumin, për ta krhyer në një personazh të dashur për publikun.

Lamtumirë Gjergj Suljoti, ngushëllime familjes dhe miqve!”-thuhet në reagimin e TOKB.

Suljoti ka qenë një nga tenorët kryesorë të Teatrit të Operas dhe Baletit, ka interpretuar rolet kryesore në opera si: Karmen, Maleve për liri, Pagliaç i, Tosca, Rigoletto, Il trovatore, Aida, Paja, Otello, Nëna e trimave, Celula e kuqe, Karnavalet, Lulja e kujtimet, Berberi i Seviljes, Goca e Kaçanikut, Vjosa, Toka Jonë, Skenderbeu, Traviata, Borana, Zgjimi , Liceistët, Nëna e trimave etj.

 

 

 

Të fundit