Flash News

POLITIKOFF

“Artistët dhe sportistët janë ambasadorët e vendit”, Klodiana Shala e zhgënjyer: Shteti nuk na ka paguar siguracione

“Artistët dhe sportistët janë ambasadorët e
Klodiana Shala

Atletja e njohur Klodiana Shala i ka cilësuar si ambasadorë të çdo shteti artistët dhe sportistët, pasi sipas saj janë të vetmit që japin shembuj se kush është atdheu, duke e përfaqësuar dënjësisht një vend.

Sipas Shalës, shteti nuk e ka vlerësuar asnjëherë sportin dhe artin. Ajo tha në ‘Fol me mua’ se sportistët janë emigrantë në të zezë në Shqipëri, pasi nuk u janë paguar asnjëherë siguracionet.

“Unë e them, e kam thënë dhe do ta them që ambasadorët e çdo shteti sidomos të Shqipërisë janë artistët dhe sportistët, politikanët jo. Ato janë ambasadorët që japin shembujt se kush është atdheu, kush është Shqipëria dhe çfarë bën. Neve vlerësimin e kemi 0 për artin dhe për sportin. Vlerësimin nëpër botë dihet se çfarë është arti dhe sporti.

Neve sportistët jemi emigrantë në të zezë në shtetin tonë sepse unë personalisht e kam filluar sportin 14-vjeçe dhe sigurimet për pension unë i kam filluar në moshën 34-vjeçare kur unë kam filluar biznesin tim personale sepse neve as edhe një ditë nga shteti shqiptar nuk na ka paguar siguracione”, u shpreh Shala.

Të fundit