Flash News

POLITIKOFF

Ashtu si shumica e shqiptarëve edhe Fjoralba Ponari ka kritika për kastin e këtij viti të BBV

Ashtu si shumica e shqiptarëve edhe Fjoralba Ponari ka kritika për

Fjoralba Ponari nuk i ka kursyer kritikat për banorët e “Big Brother VIP Albania”. Moderatorja ka zgjedhur të kritikojë mënyrën se si ata kanë debatuar me njëri-tjetrin.

“A mundet dikush t’i informojë banorët mbi diferencën e termave: VIP dhe Artist? Ju lutem,” shkruan Ponari.

Ashtu si shumica e shqiptarëve edhe Fjoralba Ponari ka kritika për

“Por pasi t’i kenë shpjeguar homofobinë, shëndetin mendor, bullizmin dhe minimalisht mocenimin e të drejtave bazike të njeriut,” shton ajo.

Puntata e fundit e “Big Brother VIP Albania” ishte e mbushur me debate të forta, që u kritikuan për tonet e ashpra, ofendimet, talljet dhe gjestet e pahijshme. Në përpjekje për të justifikuar sjelljen e tyre, disa banorë përdorën vazhdimisht fjalën “artist” për të kërkuar falje. Gjë e cila ka bashkuar dhe shqiptarët, të cilët në komente në rrjetet sociale, shprehën të pakënaqur nga kasti i këtij viti.

Për shkak të komenteve fyese dhe gjuhës së papërshtatshme që cenon integritetin e palës tjetër, produksioni vendosi që të gjithë banorët të shkojnë në nominim.

Të fundit