POLITIKOFF

Atdheu duket se tani pëlqen Beatrix: Le të fitojë më i miri

Atdheu duket se tani pëlqen Beatrix: Le të fitojë më i miri

Atdhe Xheravina, ish-konurrenti i "Përputhen" duket se bën çdo gjë për të qenë në qendër të vëmendjes me deklaratat ngacmuese që bën.

Atdheu është përfolur shumë për një raport të mundshëm me Bora Zemanin, e cila e ka mohuar këtë raport. Por mesa duket Atdheu nuk "dorëzohet" dhe ka bërë një tjetër deklaratë teksa ka qenë i ftuar në "Glamour Zone".

A i pyetur se me cilën vajzë të njohur do të flirtonte, ai tha për Beatrix Ramosajn, e cila po shijon një romancë me Donalin brenda shtëpisë së Big Brother VIP.

“Po a nuk do e kishe problem konkurrencën?”, e ka pyetur moderatorja duke iu referuar aktorit të humorit ndërkohë që ai ia ka kthyer “Le të fitojë më i miri”.

Të fundit