Flash News

POLITIKOFF

Baba për herë të dytë brenda 5 muajve, ndjekësit kërkojnë shpjegim nga Alec Baldwin: Na shpjegoni se çfarë po ndodh

Baba për herë të dytë brenda 5 muajve, ndjekësit

Aktori amerikan Alec Baldwin dhe partnerja e tij Hilaria, janë bërë prindër për herë të dytë vetëm dy javë më parë. Dyshja janë bërë prindër të një vajze, emrin së cilës ia vendosën Lucia.

Por ajo që ka "shqetësuar" njerëzit është se ky fëmijë ka ardhur në jetë fiks 5 muaj nga fëmija i parë i tyre. Para 5 muajsh, Hilaria solli në jetë një djalë, të cilën e quajtën Edward.

Si i bëre dy fëmijë në 5 muaj?!”, “Dy lindje nga shtatori deri më tani? Po ju njerëz? Na shpjegoni se çfarë po ndodh ”,“ Jam në shok ”, janë disa prej komenteve dhe pyetjeve të shumta që i drejtohen aktorit.

Baldwin nuk ka qëndruar në heshtje dhe u është përgjigjur këtyre komenteve me ironi:

“Unë u them njerëzve se gruaja ime është koleksioniste. Disa mbledhin makina, disa mbledhin orë, vepra arti. Gruaja ime mbledh bebe. “Ajo i do foshnjat”, tha Baldwin.

Ndërsa mediat e huaja shkruajnë se  çifti mori një nënë surogate për vajzën e tyre Lucia, pas lindjes së djalit Edward.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Hilaria Thomas Baldwin (@hilariabaldwin)

Të fundit