Flash News

POLITIKOFF

Babai i Kiarës i prekur nga komentet negative dhe opinionistët: Do vi me avokatë nga Italia

Babai i Kiarës i prekur nga komentet negative dhe opinionistët: Do vi

Sot në "Ftesë në 5" ka qenë i ftuar përmes një lidhjeje në "Skype" babai i Kiarës. Arbër Tito është shfaqur tejët i prekur nga komentet me urrejtje në rrjet dhe tha se ka çfarëdo që të bëjë Kiara do e sulmojnë.

Ai ka kundërshtuar qëndrimet e opinionistëve duke thënë se ata zgërdhihen(qeshin) dhe nuk e kanë nxjerrë asnjëherë pozitive Kiarën në spektakle të ndryshme.

Babai i Kiarës ka shtuar se ndaj një ndjekësi të caktuar të formatit do të përballet me avokatë nga Italia, duke dalë kundër me drejtësi, sulmeve dhe kërcënimeve që janë bërë duke kaluar çdo limit në rrjet. Në fund të bisedës e cila tregoi disa herë se babai i moderatores ishte shumë i prekur, ai shtoi se Kiara ka qarë 3 ditë rresht pas daljes nga shtëpia.

Ai kërkoi mirëkuptimin e gjithë ndjekësve, të cilët duhet ta vendosin veten në vendin e Kiarës, familjarëve, prindërve, e çdo personi tjetër para se të sulmojë. Lidhur me këtë situatë ka reaguar pak më parë dhe Arbër Hajdari, i cili tha se duhet të mirëkuptohet dhe se batuat janë në kuadër të lojës së tyre që ata bëjnë.

Të fundit