Flash News

POLITIKOFF

Babai i Selin sqaron situatën me Rogertin: Do ta shohim sipas Kanunit

Babai i Selin sqaron situatën me Rogertin: Do ta shohim sipas Kanunit

Babai i Selin, Toni Bollati, dha mesazhe të forta për të atin e Rogertit dhe sqaroi disa keqkuptime që qarkullojnë rreth vajzës së tij.

Gjatë një interviste për emisionin Fan Club në Top Channel, babai i Selin deklaroi se nuk njeh Rogertin dhe nuk kishte dëgjuar kurrë për të, derisa ai hyri në Big Brother VIP.

Në lidhje me deklaratat që lidhen me Selin, Bollati i bëri thirrje babait të Rogertit që të veprojë sipas ligjeve të Kanunit.

“Rogertin nuk e njoh dhe nuk kam dëgjuar ndonjëherë për të. Po ju them që ajo mund të ketë thënë shumë gjëra, por jo diçka që nuk qëndron. Kjo gjëja e burgut e kam sajuar unë. Me Rogertin se di a do më jepet mundësia për të folur, apo jo. Me Rogertin nuk besoj se do takohem. Përmes ju i çoj fjalë, babait të tij që ta shohë këtë punë sipas ligjeve dhe kanuneve që kur e shan një vajzë mbi dy herë, ke ofenduar burrin, babanë, dajat dhe gjithë familjen e vajzës. Kaq kisha për këtë Rogertin unë”, tha ai.

Të fundit