
Flash News
Edmond Spaho zgjidhet nga PD-ja drejtues politik për qarkun e Korçës
Vazhdojnë negociatat me Mediun dhe Idrizin, Basha: Shumë shpejt do të ketë një njoftim
Zgjedhjet/ PD cakton drejtuesin politik në Lezhë, detyra i besohet Mark Markut
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në botë
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
"Babai yt ka bërë disa gabime", sherri Niki Delijorgji-Rezart Veleshnja: Seksist, ofendues dhe pa asnjë vlerë humane
Mbrëmë në "Shiko kush luan" ka qenë e ftuar Niki Delijorgji. Ajo u zotua se do "t`i parashikonte të ardhmen" të ftuarve, por në fakt në këtë moment kur ajo po shikonte letrat e Françeskës filloi debatin me kapitenin e skuadrës kundërshtare, Rezart Vleshnjën.
Në momentin që nisi t`i shikonte letrat, Niki i tha Françeskës se ajo duhet të dojë më shumë veten dhe të vendosë barriera, kur e sheh që të tjerët po e teprojnë.
"Ai nuk të ka respektuar gjatë emisionit. E ka kaluar masën dhe të ka ofenduar,"- shprehet Niki teksa i drejtohet me gisht Rezit.
Në këtë moment Françeska mundohet ta justifikojë Rezartin duke thënë se janë miq të vjetër. Mirëpo, për Nikin ky nuk vlen si justifikim, teksa thotë:
"Edhe çfarë? Sidoqoftë, unë jam ofenduar që jam këtu femër, jam ofenduar se si je sjellë. Kaq! Nuk po flas me ty, në këto momente unë jam e lidhur dhe ti nuk ke punë me mua."
Ndërsa Rezi përpiqet të ç`dramatizojë situatën duke vënë në lojë lidhjen e Nikit me engjëjt. Por debati nuk ka ndalur me kaq. Ish-misi, ka reaguar edhe në Instastory teksa shkruan për Rezart Veleshnjën:
"Ti nuk meriton të dalësh në Story-it e mia. Edhe pse je personazh antipatik për të gjithë publikun, unë do ndaj mendimin tim. Ti je seksist, ofendues, manipulues, misogjenist dhe aspak i talentuar. Je njeri i ulët pa asnjë vlerë humane. Të shash familjen e dikujt sepse ndihesh aq inferior dhe s'ke si të t`kthesh përgjigje tregon nivelin tënd 0. Të mos respektosh momentin që unë jam "lidhur" me engjëj të pastër gjatë një emisioni tregon shumë mirë që t'u acaruan djajtë e tu të brendshëm."
Nuk ka vonuar shumë reagimi i Rezartit, i cili i ka përmendur Nikit babain e saj, Mihal Delijorgji, pronar i fabrikës në Gërdec ku humbën jetën 26 persona në vitin 2008. Ai madje e ka konsideruar atë me probleme psikike.
"E kuptoj plotësisht gjendjen tënde mendore nga se vjen. Mos u mërzit sepse unë babain artist e kam dhe jam mirë mendërisht, por kjo nuk do të thotë që ti të dëmtosh veten vetëm se babai yt ka bërë disa gabime. Mos e vrit mendjen, po unë do të thoja mos dil nëpër TV se i ngacmon plagët njerëzve. Uroj të bëhesh mirë dhe të jesh sërish e aftë mendërisht,"- shkruan Rezarti dhe po ashtu ka postuar dhe dy video të cilat i gjeni më poshtë.
Ditari politik









Të fundit






Naimi frikësohet sepse Mihrija nuk është xheloze
18 Janar 2021, 17:57

'Photoshop-i' më i dështuar i familjes Kardashian - Jenner
18 Janar 2021, 17:20

Ulet numri i viktimave dhe rastet e reja nga Covid-19 në Shqipëri, situata sot
18 Janar 2021, 16:47

Dedikimi i veçantë i Barack Obama-s për bashkëshorten
18 Janar 2021, 16:28
Edmond Spaho zgjidhet nga PD-ja drejtues politik për qarkun e Korçës
18 Janar 2021, 15:45
Në ditëlindjen e 25-të të Sarës, Lori publikon disa foto "të fshehta"
18 Janar 2021, 15:18
U zgjodh drejtues politik për Lezhën, Marku: Vendim i vështirë, pushteti s’më josh
18 Janar 2021, 14:55
Nacionalizmi i vaksinave, OBSH: Bota është në prag të një dështimi katastrofik moral
18 Janar 2021, 14:51
Duetet e së dielës mbrëma të Dojnës janë me Vlashentin
18 Janar 2021, 14:49
Dita e 8, nis vaksinimi i stafit mjekësor të pavionit Covid të pediatrisë
18 Janar 2021, 14:32
Reperi amerikan Diddy mban veshur bluzën me portretin e Dafina Zeqirit
18 Janar 2021, 14:00
Kosovë/ KQZ kërkon zyrtarisht verifikimin e kandidatëve për deputetë
18 Janar 2021, 14:18
Franca nis vaksinimin e të moshuarve mbi 75-vjeç
18 Janar 2021, 14:07
Zyrtare/ Tirana firmos me sulmuesin e Finlandës
18 Janar 2021, 13:48
