Flash News

POLITIKOFF

Bad Bunny bën histori në Grammy, i pari artist spanjoll që fiton çmimin “Albumi i Vitit”

Bad Bunny bën histori në Grammy, i pari artist spanjoll që fiton

Muzikanti portorikan Bad Bunny ka hyrë në histori në Çmimet Grammy, duke u bërë artisti i parë në 68 vite që fiton çmimin “Albumi i Vitit” me një album të kënduar tërësisht në gjuhën spanjolle.

Ai u shpërblye për albumin e tij të gjashtë, “Debí Tirar Mas Fotos”, duke mposhtur emra të njohur si Lady Gaga, Kendrick Lamar dhe Sabrina Carpenter.

Në skenë, i emocionuar, Bad Bunny ia dedikoi çmimin emigrantëve, duke nënvizuar sfidat dhe sakrificat e atyre që janë detyruar të lënë vendin e tyre për të ndjekur ëndrrat.

“Ky çmim është për të gjithë ata që u detyruan të lënë vendin e tyre për të ndjekur ëndrrat,” tha ai gjatë ceremonisë, e cila gjithashtu u shënua nga disa artistë që ngritën zërin kundër politikave aktuale amerikane të imigracionit.

Fitimi i Bad Bunny-t shënon një moment historik për muzikën latine dhe përfaqësimin gjuhësor në skenën ndërkombëtare të Grammy-ve.

Të fundit