Flash News

POLITIKOFF

Balerina shqiptare përplaset me dyshemenë dhe gjakoset gjatë performancës

Balerina shqiptare përplaset me dyshemenë dhe gjakoset gjatë

"Just Dance" ka nisur me edicionin e ri në Top Channel dhe gjërat nuk shkuan aq mbarë për një nga konkurrentet. Një nga balerinat konkurrente u lëndua gjatë performancës së saj në skenë.

Ezdalin Gorani, njëri prej anëtarëve të jurisë ka bërë me shenjë që të sillet ndihmë për konkurrenten, madje edhe emisioni është ndërprerë për disa çaste. Moderatorja programit, Nevina Shtylla ka njoftuar se ajo është në gjendje të mirë shëndetësore dhe po merr ndihmën e duhur mjekësore, madje ambulanca e ka shoqëruar për të marrë trajtimet e duhura.

Balerina shqiptare përplaset me dyshemenë dhe gjakoset gjatë

“Ka ndodhur një incident edhe me Danjën e cila duhet të jetë duke marrë ndihmën e parë, ka ardhur edhe ambulance për ta asisituar. Janë incidente që ndodhin herë pas here,”-tha ajo.

Sakaq anëtarët e jurisë janë prekur nga kjo ngjarje dhe Graciano Tagani është shprehur se ndihet shumë keq për gjithçka ka ndodhur.

“Realisht jam shumë i prekur… Nuk e di…. Nuk dua…”- tha ai.

Të fundit