Flash News

POLITIKOFF

Balina Bodinaku flet për herë të parë për divorcin: Isha 17 vjeçe kur fillova lidhjen

Balina Bodinaku flet për herë të parë për divorcin:

Për shkak të rolit të saj si opinionistë në BBV, Balina Bodinaku është vënë shpesh në "shënjestrën" e fansave por dhe shumë e komentuar po ashtu në rrjetet sociale. Ajo u kthye në një nga personazhet më të komentuar edhe për shkak të qëndrimeve të saja të cilat anonin pro Donaldit, gjë që nuk i ka pëlqyer shumë fansave.

Po ashtu dhe deklaratat e guximshme dhe denigruese për Beatrixën, për të cilën e akuzoi se ndodhej me një të dashur tjetër në Dubai, gjatë kohës që Donaldi ishte brenda shtëpisë.

Mirëpo, së fundmi, edhe jeta private e opinionistes është bërë pjesë e komenteve. E ftuar në emisionin e Aulona Mustës, Bodinaku u ndal tek dy momente të vështira në jetën e saj dhe njëri prej tyre ishte divorci. Ajo tha se u përballë me një situatë kritike shëndetësore.

“Një nga momentet më të vështira ka qenë divorci, sepse vinte pas një raporti shumë të gjatë. Unë isha fare fëmijë, rreth 17 vjeçe kur fillova lidhjen dhe pas 10 vitesh u ndamë. Duhej ta filloja nga zero gjithçka. Një moment tjetër është kur u përballa me një situatë shumë kritike shëndetësore”, u shpreh Balina.

Aktualisht, Bodinaku është në një lidhje me gazetarin Andi Bushati, me të cilin bashkëjeton prej vitesh.

Të fundit