Flash News

POLITIKOFF

Balina dyshoi se Trixa është me të dashurin në Dubai, ish-banorja akuza të rënda ndaj opinionistës: S`më ul dot mua

Balina dyshoi se Trixa është me të dashurin në Dubai,

Një tjetër skandal ka ndodhur me personazhet e Big Brother Vip Albania. Këngëtarja dhe ish-banorja e BBV, Beatrix Ramosaj, i ka tronditur të gjithë me disa ‘story’ në llogarinë e saj të “Instagram”, ku ka akuzuar rënde analisten e “Big Brother VIP” Balina Bodinakun.

Ajo ka publikuar disa biseda të Balinës ku pretendon se ajo ka burime që i kanë thënë se Beatrix është me pushime me të dashurin e saj, duke thënë se për këtë ka burime të sigurta nga agjencia. Më pas, Trixa ka postuar me ‘screenshot’ profilin e Balinës, për të vërtetuar që kjo e fundit e ka bllokuar në llogarinë e saj.

Më pas, ajo shton se ky veprim i opinionistes i ka vërtetuar hamendësimet se komentet e saj gjatë rrugëtimit në “Big Brother” kanë qenë personale.

“Të hamendësosh për jetën time private me shoqet e tua je e lirë ta bësh kur të duash, por të mundohesh të influencosh mbështetësit e mi me shpifjet e tua nuk mund ta toleroj. Kështu si ke vepruar ti më vërteton që instiktin e kam pasur të saktë. Sa herë më ke sulmuar brenda shtëpisë BBV e ke pasur personale. Mesa di une nuk të kam rënë ndonjëherë në qaf, prandaj kjo të jetë hera e fundit që ti shpif për mua ose ndryshe do ndjek rrugë ligjore.

Nuk më ul vlerat do ti @balinabodinaku”- shkruan ajo.

Vetë Balina nuk ka bërë ende një reagim.

Balina dyshoi se Trixa është me të dashurin në Dubai,Balina dyshoi se Trixa është me të dashurin në Dubai,Balina dyshoi se Trixa është me të dashurin në Dubai,Balina dyshoi se Trixa është me të dashurin në Dubai,Balina dyshoi se Trixa është me të dashurin në Dubai,

Të fundit