Flash News

POLITIKOFF

“Balkan Film Market” vjen në edicionin e tij të katërt: Të lësh pas e të shohësh përpara

“Balkan Film Market” vjen në edicionin e tij të

“Balkan Film Market” vjen në edicionin e tij të katërt, i cili do të mbahet në Tiranë, nga datat 12 deri më 15 nëntor. Për të parin vit, ky event do të zhvillohet si një ngjarje hibride, ku gjatë katër ditëve do të ndërthuren takimet live me ato virtuale. 

BFM është një ngjarje e rëndësishme, që mbledh së bashku profesionistë evropianë dhe nga Ballkani nga të gjitha segmentet e prodhimit dhe shpërndarjes audiovizive. 

"Iniciativa disa vjeçare e Balkan Film Market, që prej disa vitesh e shndërron Tiranën në një qendër të rëndësishme të industrisë së filmit ballkanik, na detyron që jo vetëm të mbajmë standardet e larta të vendosura tashmë, por edhe të eksplorojmë forma të reja të bashkëpunimit dhe të shpëndarjes për audiencën e gjerë ballkanike. Ndërtimi mbi arritjet e deritanishme dhe tejkalimi me sukses i sfidave të reja mbetet angazhim për çdo krijues.”- shprehet Andamion Murataj, drejtori i BFM-së.

Ndryshe nga edicionet paraardhëse, BFM 4 do të zhvillohet online dhe on-site dhe prezentë do të jenë producentë, regjisorë, skenaristë nga vende të ndryshme të Ballkanit.

“Balkan Film Market” vjen në edicionin e tij të

Të ftuar do të jenë gjithashtu përfaqësues të kompanive të prodhimit dhe shpërndarjes aktive në Ballkanin Perëndimor, organizatorë dhe përfaqësues të festivaleve të filmit nga rajoni, përfaqësues nga institucionet kryesore publike dhe private të filmit dhe industrisë audiovizive nga Ballkani Perëndimor dhe vendet e Evropës.

“Ambicia jonë është të ndërtojmë ura dhe mbajmë aktive një platformë që lehtëson shkëmbimet rajonale, zhvillon projekte dhe promovon risi të prodhimit dhe të shpërndarjes së produkteve audiovizuale.”- shprehet Rafaela Rica, BFM Managing Director. 

“Balkan Film Market” vjen në edicionin e tij të

“Balkan Film Market” përfaqëson një mundësi për talentet premtuese rajonale, që sjellin këndvështrime të reja me projekte që e kanë të vështirë të gjejnë mbështetje diku tjetër, por që duhet të gjejnë rrugën për tek audienca e gjerë. 

 

Të fundit