Flash News

POLITIKOFF

Banori i parë i “BBV4”? Eros Grezda thyen heshtjen

Banori i parë i “BBV4”? Eros Grezda thyen heshtjen

Një nga lajmet më të komentuara së fundmi kanë qenë thashethemet se futbollisti Eros Grezda do të jetë pjesë e “Big Brother Vip Albania 4”

Moderatoret e emisionit “Goca dhe Gra” e telefonuan për të konfirmuar lajmin, por ai nuk dha një përgjigje konkrete, pasi sipas tij, do e marrim vesh shumë shpejt, duke nënkuptuar se ekzistojnë mundësitë për të qenë pjesë e spektaklit.

I pyetur se çfarë mendonte se do të bënin vajzat nëse ai do të futej në shtëpinë e “Big Brother”, Eros u shpreh se nuk kishte idenë, duke mbajtur një qëndrim të rezervuar.

Rudina: Do e ndash shapin nga sheqeri, do jesh banor i Big Brother VIP Albania?

Eros: Pse e nis kaq fuqishëm, me pyetje kaq të rënda

Rudina: Është e rëndë kjo si pyetje?

Eros: Është pyetje e vështirë. Do ta merrni vesh shumë shpejt.

Rudina: Nuk do na e thuash

Eros: Është një ditë me shi, nuk është koha e duhur për të dhënë përgjigje kaq të rëndësishme. Të presim të dalë dielli

Rudina: Çfarë mendon se do bënin gocat po të futeshe ti në Big Brother

Eros: Nuk e di, nuk e di…

Rudina: Pret shumë trëndafila nga qielli

Eros: Pres të dalë dielli

Rudina: Aty brenda nuk do e ndjesh diellin Mezor presim të shohim çfarë do veshësh natën e parë të BBV.

Eros: Unë nuk thash gjë

Einxhel: Nga eksperienca, përgjigja është ‘po’

Të fundit