Flash News

POLITIKOFF

Banorja e BBVA trazon rrjetin me deklaratën: Nuk do e prishja martesën për një shpullë

Banorja e BBVA trazon rrjetin me deklaratën: Nuk do e prishja martesën

Një deklaratë e Brikena Selmanit, banore e Big Brother Vip Albania, ka ndezur debate jo vetëm brenda shtëpisë më të famshme, por edhe në rrjet.

Brikena u shpreh se personalisht, nuk do ta kishte prishur martesën e saj për shkak të një shuplake nga partneri. Ajo tha se më me rëndësi është që fëmijët të mos e vuajnë prishjen e një familjeje.

“Një shoqe e imja italiane e ka lënë të dashurin e saj pas 7 vitesh, se ia ka futur një shpullë. Unë personalisht nuk jam dakord. Me qenë 7 vite me një person, me pas fëmijë dhe me u prish për një shpullë, nuk e kisha prishur martesën për një shpulle. Nuk po them dhunë, se s’më ka rrahur dikush. Por duhet me mendu për fëmijën, për traumat e fëmijës, a mundet kjo gjë me u rregullu apo jo? Unë personalisht kisha vuajtur vetë, çfarë faji ka fëmija?!”, deklaroi konkurrentja.

Kjo deklaratë ka ngjallur debate, pasi disa e kanë përkrahur si një vendim për të mbrojtur familjen, ndërsa të tjerë e kanë parë si nënshtrim ndaj dhunës.

Të fundit