Flash News

POLITIKOFF

Barbana Dini përkujton Ergin në ditën e tij të lindjes me një dedikim prekës

Barbana Dini përkujton Ergin në ditën e tij të lindjes me

Këngëtari Ergi Dini sot do të mbushte 27-vjeç, por disa vite më parë ai u nda nga jetë në një moshë shumë të re. Një ngjarje që edhe sot sjell dhimbje.

Motra e tij, këngëtarja Barbana Dini, e ka kujtuar vëllanë me një dedikim mjaft prekës n rrjetet sociale, teksa shkruan:

“Sot është dita jote e lindjes, do bëheshe 27 vjeç! Nuk gjej dot fjalë ta shpreh se sa shumë mall kam për ty Ergi! Nuk ka moment që nuk të kam në mendje…Koha kalon, malli shtohet e fjalët pakësohen, sepse nuk kanë më vlerë… Festo me engjëjt, engjëlli im, dhimbja ime më e madhe……………."

Ergi Dini u nda nga jeta në moshë fare të re në një aksident fatal me motor bashkë me shokun e tij të ngushtë.

Të fundit