Flash News

POLITIKOFF

Barcelona mban 1 minutë heshtje për humbjen e Maradona-s, bëhet viral reagimi i Messi-t

Barcelona mban 1 minutë heshtje për humbjen e Maradona-s, bëhet

Bota e sportit ka humbur një nga futbollistët më të mirë të historisë, legjendarin Diego Armando Maradona, i cili u nda nga jeta në moshën 60-vjeçare. Para disa ditësh, Maradona kreu një ndërhyrje pas një goditje në tru dhe gjendja e tij ishte stabilizuar.

Por një arrest kardiak teksa ishte në shtëpinë e tij, i ka marrë jetën ish-futbollistit.

Sot, ekipi i "Barcelonës" ka nderuar Maradona-n teksa futbollistët para stërvitjes kanë mbajtur një minutë heshtje.

Barcelona mban 1 minutë heshtje për humbjen e Maradona-s, bëhet

Ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje është reagimi i Messi-t, i cili ka qenë tërë kohën i përlotur dhe me kokën e ulur. Marrëdhënia e dyshes ka qenë gjithmonë shumë e mirë dhe Maradona e ka konsideruar Messi-n si "trashëgimtarin" e tij.

Të fundit