Flash News

POLITIKOFF

"Bashkë ne të dy", Arbana Osmani publikon foto me fustanin e dasmës

"Bashkë ne të dy", Arbana Osmani publikon foto me fustanin e

Dasma e Arbana Osmanit dhe Eduart Grishaj ka bërë zhurmë prej ditësh në media dhe rrjete sociale. Por kur dita e dasmës erdhi, fansat u ndeshën me “lajmin e keq” për ta. Çifti ndaloi të ftuarit të postojnë foto nga ceremonia e tyre.

Por vetë Arbana sot ka shuar kuriozitetin e të gjithëve dhe ka publikuar në adresën e saj në Instagram një foto me fustan të bardhë krah partnerit të saj  Eduart Grishajt.

Bashkë ne të dy”

Një javë më parë festuam dashurinë me njerëzit tanë më të afërt në një lumë emocionesh e lotësh gëzimi.
Kanë qenë ditë të paharrueshme për ne dhe na u desh pak kohë të mbledhim veten nga emocionet dhe të ishim gati të ndanim edhe me ju këtë moment, si një falenderim që jeni gjithmonë pranë nesh, në të mirë e në të keq:)

Faleminderit të ftuarve tanë të zemrës që ato ditë braktisën telefonat dhe shijuan bashkë me ne një fundjavë të bukur duke respektuar dhe dëshirën tonë për ta mbajtur këtë festë private.", shkuan Arbana. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao)

Të fundit