Flash News

POLITIKOFF

Bashkëshortja e Ilirit komenton puthjen me Arjolën dhe tregon çfarë e lëndoi më shumë

Bashkëshortja e Ilirit komenton puthjen me Arjolën dhe tregon

Bashkëshortja e Ilirit, Emanuela, ka reaguar pas puthjes në buzë të Ilirit dhe Arjolës dhe ka treguar se nuk është ndjerë aspak mirë por jo nga puthja por nga komentet e njerëzve.

Si pjesë e sfidës javore, banorët duhet të imitonin disa pjesë nga filma të njohur shqiptarë. Iliri dhe Arjola u puthën teksa realizonin një pjesë nga filmi “Edhe ashtu edhe kështu” në rolet e Andit dhe Almës.

E ftuar sot në "Wake Up",mëngjesin e sotëm, Emanula u shpreh se nuk i bëri aspak përshtypje.

“Absolutisht jo [nuk më bëri përshtypje]. Më bënë më tepër përshtypje të gjithë komentet që lexova në lidhje me këtë gjë. Arjola është aktore, Iliri është balerin, artist dhe ka punuar në të shkuarën si aktor. Nuk them se është normale, por një puthje në skenë nuk ka ndonjë problem. Unë vetë kam qenë aktore dhe ta dini sa burra kam puthur në skenë. Nuk ma bëri përshtypje. Më tepër komentet na vranë, shumë komente të liga që nuk më pëlqyen.”

Ajo shtoi se komentet nuk ishin korrekte për faktin që puthja nuk ka asnjë vlerë personale.

“Im shoq nuk puthi Arjolën, ishte diçka ndryshe. Një puthje në skenën e një filmi nuk ka ndonjë vlerë personale. Adresa të ndryshme shkruajnë shumë gjëra, nuk është korrekte sepse duhet që çdo gjëje t’i japësh rëndësinë që ka vërtet dhe një puthje skene kështu nuk ka ndofarë rëndësie.”

Të fundit