Flash News

POLITIKOFF

BE detyron gjigantin teknologjik të ndryshojë portën e karikimit, tashmë Apple si Android

BE detyron gjigantin teknologjik të ndryshojë portën e karikimit,

Ligji i miratuar nga Bashkimi Europian për karikimin e pajisjeve teknologjike, ka detyruar gjigantin Apple të ndryshojë portën e karikimit dhe ta bëjë të përshtatshme me tipin USB-C. Greg Joswiak, shefi ekzekutiv i Apple tha se gjiganti i teknologjisë duhet t’i bindet ligjit të miratuar nga BE-ja.

BE detyron gjigantin teknologjik të ndryshojë portën e karikimit,

Ky ligj i nënshkruar në fillim të muajit, mundëson përdorimin universal të fishave USB-C, të cilat për momentin përdoren vetëm për pajisjet Android. 

BE detyron gjigantin teknologjik të ndryshojë portën e karikimit,

Sipas Komisionit Europian, qytetarët e BE-së zotërojnë mesatarisht tre karikues të telefonave celularë, por 38% e konsumatorëve nuk kanë qenë në gjendje të karikojnë telefonin e tyre të paktën në një rast sepse nuk kishin karikuesin e duhur në dorë. Të gjithë telefonat inteligjentë (smartphones) që shiten në BE duhet të kenë karikuesin e tipit USB-C. Po të njëjtën portë karikimi duhet të përdorin edhe pajisje si tableta, kamera, kufje dhe altoparlat portativ. Me pak fjalë, Apple do të duhet të zëvendësojë teknologjinë e karikimit Lightning, me USB-C, në të gjitha vendet e BE-së.

Të fundit