Flash News

POLITIKOFF

Beatrix konfirmon ndarjen me Donaldin: Histori false

Beatrix konfirmon ndarjen me Donaldin: Histori false

Beatrix Ramosaj dhe Donald Veshaj nuk janë më bashkë. Pavarësisht mbështetjes së madhe që Beatrix ka bërë ndaj Donaldit dhe ka dalë kundër të gjithë banorëve, duket se ish-banorit që doli i dyti në finalen e madhe nuk i ka bërë aspak përshtypje.

Pas daljes nga BBV, ndryshe nga dy çiftet e tjera të krijuara në këtë program, Donaldi nuk kaloi aspak kohë me Trixë (të pakten me çfarë kemi parë në rrjetet sociale). Mbrëmë në "afterparty-n" e organizuar për përmbylljen e këtij programi kaq të ndjekur, ai nuk e ka takuar dhe as nuk i është afruar fare Trixës.

Pas këtij momenti, duket se Trixa është bindur që nuk ka kthim pas dhe ka vendosur të reagojë në rrjetet sociale duke pranuar kështu ndarjen. Ajo ka publikuar një foto ku shkruan "Histori false", duke iu referuart thënies që simbolizonte lidhjen e tyre që ishte "Jo histori false", por ajo i ka vënë kryqin "jo-së", duke lënë të nënkuptohet se historia e tyre nga ana e Donaldit ka qenë false dhe teatër pasi e ka shoqëruar me emojin që përfaqëson teatrin.

Beatrix po ashtu ka hequr Donaldin nga Instagrami.

Beatrix konfirmon ndarjen me Donaldin: Histori false

Të fundit