Flash News

POLITIKOFF

Beatrix Ramosaj nuk ka kompleks ta pranojë: Kur shkoj në Holandë pi gjithmonë marihuanë

Beatrix Ramosaj nuk ka kompleks ta pranojë: Kur shkoj në Holandë

Mbrëmjen e djeshme, këngëtarja Beatrix Ramosaj dhe modeli Kledi Hysa kanë shijuar së bashku një darkë romantike në shtëpinë e Big Brother VIP, pasi Kledi e fitoi këtë darkë për arsye se është përzgjedhur si më i preferuari i shtëpisë.

Pjesë e tavolinës së tyre ka qenë edhe aktori Donald Veshaj, i cili ka realizuar me ta një lojë, duke parashtruar pyetje së cilave ata duhej t’iu përgjigjeshin me “E kam bërë” ose “S’e kam bërë”.

Në një prej pyetjeve, Kledi dhe Beatrix janë pyetur për konsumimin e drogës së llojit marihuanë, ku kjo e fundit nuk e ka mohuar një gjë të tillë.

“E kam provuar, si mund të mos e provoj një njeri që ka lindur në Holandë. Kur shkoj te daja edhe tani, e pi gjithmonë”, ka thënë ajo.

Beatrix thotë se marihuanën e ka pirë dhe e pi kur shkon në Holandë, pasi përdorimi i saj në doza të limituara është i ligjshëm në këtë shtet.

Të fundit