POLITIKOFF

Bebe Rexha flet për marrëdhënien me kineastin: Kam gjetur dikë special

Bebe Rexha flet për marrëdhënien me kineastin: Kam gjetur

Që prej korrikut, Bebe Rexha përflitet për lidhjen e saj romantike me kineastin e njohur Keyan Safyari. Romancë kjo që u zyrtarizua në shtator përmes një fotoje ku ajo e uronte për ditëlindje, por i kishte mbuluar fytyrën (meqë ra fjala, ajo i kishte dhuruar një Ferrari si dhuratë ditëlindjeje).

Bebe Rexha flet për marrëdhënien me kineastin: Kam gjetur

Edhe pse Bebe i kishte mbuluar fytyrën, mediat e huaja zbuluan se i dashuri i saj ishte pikërisht kineasti i njohur Keyan Safyari.

Bebe Rexha flet për marrëdhënien me kineastin: Kam gjetur

Tani së fundmi, këngëtarja ka treguar për "People" se si po shkon lidhja me të dashurin e saj dhe është shprehur duke thënë se ka gjetur një njeri special:

"Ai është shumë i ëmbël dhe më mbështet, ai është thjesht i mrekullueshëm. Ai është në industrinë e argëtimit, por është në anën tjetër të saj, kështu që ai e kupton. Ai është atje në çdo moment për mua. Por nuk dua që fansat e mi të dinë shumë për këtë gjë, sepse unë jam nga ata persona që nuk dua të njihem për lidhjet e mia, por për artin tim. Por mendoj se kam gjetur vërtetë dikë që është shumë special dhe më bën të lumtur. Kështu që ndihem shumë me fat. Dhe ai është me fat- ai është më me fat."

Ditari politik

Të fundit