Flash News

POLITIKOFF

Bebe Rexha flet si rrallëherë për të dashurin e saj

Bebe Rexha flet si rrallëherë për të dashurin e saj

Bebe Rexha prej mëse dy vitesh tashmë është në një lidhje Keyan Safyarin. Gjatë kësaj periudhe këngëtarja me origjinë shqiptare është munduar ta mbajë producentin e njohur larg syrit të publikut. Mirëpo jo çdo herë ia del. Dhe jo çdo herë reziston pa postuar ndonjë foto me të.

Bebe Rexha flet si rrallëherë për të dashurin e saj

Në një intervistë të fundit për revistën People, Bebe si rrallëherë për të dashurin e saj. Ajo nënvizoi se ai e mbështet shumë dhe se është pranë saj edhe në momente jo të mira.

“I dashuri im është kaq mbështetës. Ai është aq i ëmbël, saqë kur e sheh që jam e mërzitur, përpiqet të më nxjerrë për darkë ose në ndonjë takim, edhe pse vërtet nuk më pëlqen të dal nga shtëpia, të them të drejtën, sepse nuk e dua këtë gjë. Ai gjithmonë përpiqet të më ngrejë lart. Ai gjithmonë përpiqet të vijë në shfaqjet e mia, dhe punon si kineast dhe regjisor, kështu që sa herë që kam nevojë për këshilla kur xhiroj një klip, ai është gjithmonë pranë. Ai gjithmonë më jep kontributin e tij dhe unë e dua vërtet për këtë gjë”, tha Bebe.

Të fundit