Flash News

POLITIKOFF

Bebe Rexha goditet me telefon nga fansi, teksa performonte në skenë

Bebe Rexha goditet me telefon nga fansi, teksa performonte në skenë

Një incident ka ndodhur me këngëtaren shqiptare Bebe Rexha teksa ishte duke performuar në skenë në New York. Bebe u godit nga një fans me telefon në kokë, ndërsa këndonte para turmës.

Siç shihet edhe në video, në momentin e goditjes artistja me origjinë shqiptare shtrihet përtokë duke mbajtur syrin me dorë. Në ndihmë i vjen stafi i saj i cili e largon nga skena.

Video e shpërndarë në rrjet ka marrë shumë reagime. Pas goditjes, fansat filluan të brohorisnin në mbështetje të Bebes.

Të fundit