Flash News

POLITIKOFF

Bëhet baba për herë të katërt futbollisti i njohur, vjen në jetë vajza me mbesën e ish-gruas

Bëhet baba për herë të katërt futbollisti i njohur,

Lidhja e futbollistit brazilian me mbesën e ish-gruas është një ngjarje që është shoqëruar me bujë të madhe. 

Por pavarësisht debateve të ngritura Hulk dhe Camila kanë vazhduar lidhjen, e cila përfundoi me martesë dhe tani çifti janë bërë prindër për herë të parë. Futbollisti u bë baba për herë të katërt.

Camila Angelo, mbesa e ish-gruas së tij, solli në jetë një vajzë të quajtur Zaya. Braziliani në vitin 2019 pas 12 vitesh martesë, la gruan e tij Iran Angelo, dhe filloi në një lidhje me mbesën e saj Camilan.

Bëhet baba për herë të katërt futbollisti i njohur,

“Zaya do të thotë e ndritur, lumturi, lule e lulëzuar. Ajo na ndriçoi vërtet jetën. Le të rrezatojë dashuri shtëpia jonë, këtë moment e kemi ëndërruar prej kohësh”.

“Falënderoj Zotin për familjen time, që do ta respektoj dhe ta dua përgjithmonë. Bijë je përgjigja e lutjeve të mia: Ti ke ardhur për ta bërë jetën time edhe më të bukur. Mirë se vini princesha ime, do të të dua dhe do të të mbroj përgjithmonë”, ka shkruar Hulk në një postim në Instagram.

Ai ka edhe tre fëmijë me ish-gruan e tij, djemtë Ian dhe Thiago dhe vajzën Alice.

Të fundit