Flash News

POLITIKOFF

Bëhet virale në rrjetet sociale, nga kush u frymëzua Georgina Rodriguez në Festivalin e Filmit në Venecia

Bëhet virale në rrjetet sociale, nga kush u frymëzua Georgina

Georgina Rodriguez, kishte një model flokësh si ylli legjendar Audrey Hepburn, në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Venecia. E dashura e Cristiano Ronaldos ka buzëqeshur teksa është shfaqur në premierën e filmit ‘Tar’ në kuadër të Festivalit të 79-të të Filmit në Venecia në Itali.

Flokët e Georgina janë frymëzuar nga imazhi i Audrey Hepburn në filmin klasik “Breakfast at Tiffany’s”. Parukierja Jesus de Paula është personi që qëndron pas ndryshimit të imazhit të Georgina-s këtë herë. Në herët e mëparshme të tapetit të kuq, Georgina shpesh i lëshonte flokët ose lidhte një topuz të lartë.

Nëna e dy fëmijëve kishte veshur një fustan të zi me të çarë në kofshë në tapetin e kuq. Bukuroshja argjentinase prej shumë vitesh është një fytyrë e njohur në Festivalin e Filmit në Venecia. Georgina ka qenë në tapetin e kuq të Venecias në vitet 2018, 2020 dhe 2021.

Të fundit