Flash News

POLITIKOFF

Bëhet virale videoja e Bora Zemanit duke u puthur me Graciano Taganin, çfarë ka ndodhur në të vërtetë

Bëhet virale videoja e Bora Zemanit duke u puthur me Graciano Taganin,

Një video e moderatores Bora Zemani teksa puthet në buzë me balerinin Graciano Tagani është bërë virale në rrjete sociale. 

Kjo puthje ka shkaktuar shumë komente dhe reagime në rrjet, sidomos në TikTok. Në fakt videoja i përket vitit 2016, kur Bora Zemani ishte si konkurrente në spektaklin e kërcimit “Dance Ëith Me”, krah Alban Ramosajt. Pamjet janë shkëputur nga një nga performancat e saj në këtë program, ku Graciano Tagani ishte pjesë e trupës profesioniste të baletit. Megjithatë duket se gjithçka ka qenë pjesë e koregorafisë që ata po realizonin.

Në përfundim të performancës, koreografi dhe anëtari i jurisë Albi Nako, shprehet në formë batute se puthja nuk ishte pjesë e performancës.

Albi Nako: Po ne sikur se kishim lënë atë puthjen pse u puthët juve?

Bora Zemani: E kemi lënë atë puthje dhe është e gjitha koreografi, mund ta bëjmë nga fillimi identike të gjithën.

Të fundit