Flash News

POLITIKOFF

Belind Këlliçi ‘e djeg’ me "Ku ka si Tirona" në ditëlindjen e Artan Hoxhës

Belind Këlliçi ‘e djeg’ me "Ku ka si Tirona"

Kandidati i PD në primaret e Tiranës Belind Këlliçi është parë duke festuar në ditëlindjen e analistit Artan Hoxha.

Në  videon që mund të shihni më poshtë, Këlliçi vërehet teksa kërcen dhe dëfrehet nën tingujt e këngës "Ku ka si Tirona", një këngë e krijuar nga i ndjeri Dr. Flori në bashkëpunim me Ermal Mamaqin.

Këlliçi është një nga kandidatët e primareve të PD-së në garën për përzgjedhjet e kandidatit të demokratëve për zgjedhjet lokale të 14 Majit.

Kujtojmë se Këlliçi deklaroi nga selia blu kur zyrtarizoi kandidaturën e tij për kryetar Bashkie të Tiranës se arsyeja që e shtyu për këtë vendim ishte ndër të tjera se:

"Tirana ka nevojë dramatike për ndryshim. Bashkia është shfrytëzuar ndër vite. Tirana bëhet gjithmonë e më shumë e pajetueshme, më e ndotur, pa transport alternativ."

 

Të fundit