Flash News

POLITIKOFF

Bella Ciao! 'Berlin' i preferuari i fansave të 'La Casa de Papel' do të vijë me "spin off-in" e tij në Netflix

Bella Ciao! 'Berlin' i preferuari i fansave të 'La Casa de

Si pjesë e një dite të paprecedentë të mbushur me aktivitete me temë "La Casa de Papel" të organizuar nga Netflix të martën, anëtarët kryesorë të kastit u ribashkuan për një sesion masiv drejtpërdrejt me pyetje dhe përgjigje nga Palacio Vistalegre në jug të Madridit, me më shumë se 5000 fansa të pranishëm. Atje, Pedro Alonso (Berlin) me entuziazëm njoftoi se megjithëse "Money Heist", ose "La Casa de Papel" në spanjisht, po i vjen fundi brenda tre ditësh, universi i krijuar nga Alex Pina për Atresmedia pesë vjet më parë do të rikthehet, vetëm në një formë të re si historia e origjinës së një prej personazheve më të njohur të serialit, Berlinit. Shfaqja është planifikuar të mbërrijë në platformë në vitin 2023 me "spin off"* të Berlinit.

Bella Ciao! 'Berlin' i preferuari i fansave të 'La Casa de

Në lajmet e mëtejshme të Berlinit, u konfirmua se aktori i "Squid Game" Park Hae-soo do të luajë rolin e Berlinit në adaptimin korean të paralajmëruar më parë.

“Është një moment i paharrueshëm sepse është fundi i një cikli dhe fillimi i një tjetri”, tha Alonso në eventin e fansave. “Sot po flisja me Jesús Colmenar dhe po thoshim se tani ne ecim në të panjohurën, të hapur ndaj çdo gjëje që ndodh dhe pa pritshmëri.”

“E di që këta njerëz do t’i japin serialit çdo kthesë të mundshme”, tha ai, duke treguar për grupin e skenaristëve të “Money Heist” në këtë event. “Përgjegjësia (për të prodhuar një serial kaq të njohur) mund të jetë një barrë dhe një burg, shpresoj që ne të vazhdojmë të kemi guximin të përdorim këtë energji të mrekullueshme për të rrezikuar gjithçka përsëri,” shtoi ai.

*Në media, një spin-off është një program radiofonik, program televiziv, film, video lojë ose çdo vepër narrative, që rrjedh nga vepra tashmë ekzistuese që fokusohen në më shumë detaje dhe aspekte të ndryshme nga vepra origjinale.

 

Të fundit