Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Beniada në një lidhje me vëllanë e Arbër Hajdarit: Kush është partneri i modeles, baba i dy fëmijëve që la pas jetën në SHBA

Pas famës dhe suksesit që korri në “Big Brother”, Beniada ka gjetur edhe dashurinë. Vetë modelja ka pranuar se është në një lidhje dashurie. Së fundmi, ajo ishte e ftuar në “Wake Up”, ku u pyet në lidhje me jetën e saj personale. Teksa zhvilloi një “lojë” ku dha komentin e saj për disa personazhe të famshëm si partnerë të saj të mundshëm, ajo u shpreh se asnjëri nuk i pëlqen më shumë se ai që ka në krah. “Ai që kam në krah më pëlqen më shumë. Është një miks, shumë ‘cute’”, u shpreh Beniada.

Më herët, gjatë emisionit të saj me fëmijë në “E Diell”, moderatorja foli mbi partnerin e saj, ku u shpreh: “Është një djalë simpatik, po vetëm simpatik, kaq. Nuk mund të them që është as italian, as shqiptar, pasi ka udhëtuar shumë edhe… shqiptar, boll tani”, tha Beniada. Beniada publikoi disa kohë më parë një foto krah një mashkulli misterioz, të cilit nuk preferoi t’ia bëjë të ditur emrin dhe as fytyrën. Megjithatë, një detaj që modelja zbuloi në postimin e saj është vendndodhja, që ishte pikërisht në Milano, Itali. E pak kohë nga deklaratat e modeles, ja ku vjen edhe fotoja e parë e çiftit.
Ashtu si shihet në shkrepjen e siguruar nga paparaci i “Panoramës”, Beniada dhe i dashuri i saj tashmë marrin pjesë së bashku si çift në eventet e Tiranës. Dyshja e ka bërë daljen e parë publike në premierën e filmit të Eduart Grishajt. Ashtu si shihet, Arbana dhe Eduarti janë shoqëruar në këtë foto nga Beniada dhe partneri i saj, Blerti.
Emri i tij nuk është një emër i panjohur për publikun. Blerti Hajdari është vëllai i Arbër Hajdarit, opinionistit të “Big Brother”. Megjithatë, Arbri nuk ka qenë ‘shkes’ i çiftit, pasi dy të rinjtë janë njohur gjatë “Procesi Sportiv”, ku Blerti është ftuar vazhdimisht si një ish-futbollist i mirënjohur. 32-vjeçari është rikthyer para pak kohe përfundimisht nga SHBA, ku ishte vendosur disa vite më parë.
Pak kohë më parë, Blerti rrëfeu në një intervistë edhe angazhimet e tij në SHBA. “U transferova në Amerikë, unë pata fatin t’i bashkohem New York Red Bulls, që siç dihet është një nga ekipet më elitare të MLS. Po bëja shumë mirë. U aktivizova në New York Red Bulls, me skuadrën e dytë duke shënuar 9 gola në 12 ndeshje. Gjithashtu, gjatë kësaj kohe lojtarë të skuadrës së dytë stërviteshim me ekipin e parë. Aty pata fatin të njoh Tierry Henry dhe Rafael Marquez si dhe shumë lojtarë që akoma luajnë sot në atë ekip. Ishte kohë e bukur dhe një eksperiencë shumë e bukur. Fatkeqësisht duhet ta mbyllja karrierën për shkak të një dëmtimi që pësova. Po punoj në sektorin privat për momentin dhe ndoshta në pritje për të filluar punë në agjencitë e zbatimit të ligjit në SHBA, të cilat kërkojnë një kohë derisa të realizohen si proces. Aktualisht punoj në New York duke drejtuar, ruajtur dhe menaxhuar një shoqëri komerciale”, shprehej Blerti kohë më parë. Ndërkohë, ai ka lënë pas jetën në New York, për t’u rikthyer në Tiranë, duke gjetur edhe dashurinë. Në SHBA, ish-futbollisti la pas më shumë sesa karrierën.

Nga ajo që mundëm të mësojmë, Blerti është baba i dy fëmijëve të vegjël nga një histori dashurie që ka pasur në New York. Por teksa gjërat nuk kanë funksionuar më me partneren e tij, Blerti është rikthyer në Tiranë, për të qenë sërish pranë familjes së tij, ndonëse larg fëmijëve. Teksa ka qenë i ftuar në panele si ish-futbollist, Blerti duket se është ndeshur me bukuroshen e “Big Brother”. Dyshja ka nisur një lidhje prej disa muajsh dhe duket se tashmë kjo marrëdhënie është konsoliduar mjaftueshëm, sa për të dalë tashmë edhe publikisht.

Përgjatë gjithë natës së premierës së filmit, Blerti dhe Beniada kanë qëndruar në të njëjtin rresht me Arbrin dhe bashkëshorten e tij, Vlerën, duke treguar kështu një raport të mirë edhe me çiftin tjetër. Rreth 2 muaj më parë nisën për herë të parë aludimet për një lidhje të re të modeles, e cila që pas përfundimit të Big-ut ishte shprehur se donte një partner shqiptar.
“Ajo është e lidhur me një avokat në Itali”, ishte kjo deklarata e Edi Manushit për jetën personale të Beniada Nishanit, që u komentua gjatë në rrjet. E teksa në atë kohë nuk pati asnjë reagim konkret nga ana e modeles, së fundmi ajo i ka hedhur më shumë ‘benzinë’ zjarrit me postimin e fundit. Beniada publikoi një foto krah një mashkulli misterioz, të cilit nuk ka preferuar t’ia bëjë të ditur emrin dhe as fytyrën. Megjithatë, një detaj që modelja ka zbuluar në postimin e saj është vendndodhja, që është pikërisht në Milano, Itali.
Që pas daljes nga “Big Brother Vip”, Beniada është treguar mjaft e rezervuar sa i përket jetës së saj private. Në çdo intervistë që modelja ka dhënë, nuk është prononcuar për jetën e saj sentimentale.
Beniada rrëfeu gjatë eksperiencës në Big Brother Vip se është lënduar nga një mashkull, i cili nuk ka qenë shqiptar. Kujtojmë se ish-i dashuri i saj prej 7 vitesh ishte futbollisti i njohur, Mattia de Sciglio. Kur ajo ishte pjesë e “Big Brother” qarkulluan edhe fotot e çiftit së bashku. Por tashmë historia ka kohë që është mbyllur dhe Beniada ka gjetur sërish dashurinë, këtë herë te djaloshi simpatik, Blerti./PanoramaPlus
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38