Flash News

POLITIKOFF

"Betejat e vogla të heshtura", Sara Hoxha i dhuron Lorit ditarin që do e ndihmojë me ankthin

"Betejat e vogla të heshtura", Sara Hoxha i dhuron Lorit ditarin

Para disa ditësh, Lori Hoxha festoi ditëlindjen e 27-të të sajën ku kishte të ftuara 27 mike speciale me të cilat festuan privatisht, pa shumë zhurmë dhe pa shumë foto.

Lori ka zbuluar dhuratën e së motrës, Sarës përmes një postimi në Instagram, teksa shkruan:

“Sara ma dha këtë për ditëlindje. Kam qenë duke luftuar me beteja të vogla e të heshtura për një kohë të gjatë dhe me sa duket të shkruarit në një ditar ndihmon. Po e postoj nëse i duhet ndokujt."

"Betejat e vogla të heshtura", Sara Hoxha i dhuron Lorit ditarin

E ndërsa në një postim tjetër Lori ka shkruar:

“Jam në ditën e katërt. Po mundohem ta kthej në zakon.”

"Betejat e vogla të heshtura", Sara Hoxha i dhuron Lorit ditarin

Trashëgimtarja e Top Channel, Lori Hoxha, ka pranuar publikisht prej kohësh për luftën e saj me ankthin.

 

Të fundit