Flash News

POLITIKOFF

Betty White filmoi një mesazh për fansat e saj vetëm 10 ditë para vdekjes

Betty White filmoi një mesazh për fansat e saj vetëm 10 ditë

Betty White ishte me të vërtetë një aktore që adhuronte fansat e saj. Ylli i njohur, që vdiq më 31 dhjetor, vetëm pak javë përpara ditëlindjes së saj të 100-të, së fundmi regjistroi një videomesazh për admiruesit e saj.

ET kohët e fundit foli me producentin Steve Boettcher, i cili ka punuar në specialen e ardhshme "Betty White: A Celebration" dhe ai u shpreh për vlerësimin e White për ata që e vlerësuan atë.

Betty White filmoi një mesazh për fansat e saj vetëm 10 ditë

"Më 20 dhjetor, ajo bëri një video të shkurtër për ne... ishte një lloj nderimi për fansat e saj që do të ishin me të në këtë ngjarje," tha Boettcher. “Është një lloj thirrjeje për fansat e saj që ajo bëri 10 ditë para se të vdiste”.

“Ajo dukej e mahnitshme, i pëlqente të bëhej “glamor”, siç e quan ajo, në flokët e saj, grimin, ajo ishte thjesht e mrekullueshme dhe e bukur”, tha Boettcher për videon e regjistruar nga White. “Ajo ishte duke buzëqeshur dhe me të vërtetë donte të falënderonte sinqerisht fansat e saj, nga thellësia e zemrës, për të gjithë mbështetjen gjatë viteve”.

Të fundit