Flash News

POLITIKOFF

Beyonce bëhet gruaja e patë me ngjyrë që vendos diamantin e famshëm "Tiffany" me vlerë 30 milionë dollarë

Beyonce bëhet gruaja e patë me ngjyrë që vendos diamantin e

Beyonce është gruaja me ngjyrë e parë ë historinë e modës që ka veshur Tiffany Diamond, 128.54 karat. Mrs. Carter ka vënë bizhuterinë që përmban një nga diamantet më të mëdha të verdhë në botë, pasi ajo dhe burri i saj, reperi Jay-Z, u bënë fytyrat e fushatës së re të Tiffany & Co “Për dashurinë”.

Beyonce bëhet gruaja e patë me ngjyrë që vendos diamantin e

“Dashuria është diamanti që stolitë dhe arti e dekorojnë,” - u shprehën dje dy bashkëshortët në një deklaratë për shtyp.

 “Beyoncé dhe Jay-Z janë mishërimi i historisë së dashurisë moderne. Si një markë që ka qëndruar gjithmonë për dashurinë, forcën dhe vetë-shprehjen, ne nuk mund të mendonim për një çift më ikonik që përfaqëson më mirë vlerat e Tiffany. Ne jemi të nderuar që kemi Carters si pjesë e familjes Tiffany,” tha Alexandre Arnault, nënkryetare e ekzekutivit dhe e komunikimit.

Beyonce bëhet gruaja e patë me ngjyrë që vendos diamantin e

Fushata “Për dashurinë”, e xhiruar nga Mason Poole, do të nisë globalisht më 2 shtator. Tiffany & Co tha se do të dhurojë 2 milionë dollarë për programet e bursave dhe praktikave për Kolegjet dhe Universitetet Historikisht të Zeza (HBCU).

Diamanti Tiffany u zbulua fillimisht në Afrikën e Jugut në vitin 1877. Që atëherë është përdorur nga Mary Ëhitehouse, gruaja e diplomatit amerikan Edëin Sheldon Ëhitehouse, ikona e Hollivudit Audrey Hepburn dhe këngëtarja Lady Gaga dhe tashmë edhe Beyonce.

Të fundit