Flash News
Po kalonin kanalin anglez, humbin jetën disa emigrantë, mes tyre edhe një fëmijë
Shkon në 21 numri i viktimave nga përmbytjet në Bosnje - Hercegovinë
Berisha publikon kolonën zanore që do të shoqërojë protestën e 7 tetorit
Dogji gruan me benzinë, sot seanca ndaj Bledar Trëndafilit
Zjarri në azilin privat në Tiranë, u lënduan 4 të moshuar
Beyonce flet për herë të parë sëmundjen nga e cila vuan prej vitesh
Beyonce ka folur për herë të parë për betejën me psoriazën.
“Kam shumë kujtime të bukura të lidhura me flokët e mi. Marrëdhënia që kemi me flokët është një udhëtim kaq i thellë personal. Që nga kalimi i fëmijërisë në sallonin e nënës sime deri tek babai që aplikonte vaj në lëkurën e kokës për të trajtuar psoriazën – këto momente kanë qenë të shenjta për mua”, tha Beyonce, duke treguar për herë të parë se ajo lufton me sëmundjen.
Gjendja autoimune bën që trupi të mbiprodhojë qeliza të reja të lëkurës, duke rezultuar në njolla me luspa, kruarje në lëkurën e kokës, bërryla, gjunjë dhe në trup.
Intervista e Beyoncé-s për Essence vjen disa javë pasi këngëtarja konfirmoi se po lançon një linjë produktesh për kujdesin e flokëve të quajtur Cécred.
“Mora fundin e emrit tim, Cé, dhe e bëra fillimin e fjalës së shenjtë për të krijuar Cécred,” tha ajo. “Nga salloni i nënës sime, ritualet e përditshme me babanë tim dhe përvoja e viteve në zhvillimin e një linje për kujdesin e flokëve, udhëtimi ka qenë pikërisht ky: Cécred.”