Flash News

POLITIKOFF

Beyonce publikon letrën emocionuese për fansat në 40-vjetorin

Beyonce publikon letrën emocionuese për fansat në 40-vjetorin

Me 4 shtator, diva e muzikës pop ka festuar 40-vjetorin e lindjes dhe ajo ka reflektuar përmes një letre emocionuese - të cilën e ka shkruar me dorë dhe është një dedikim për fansat e saj.

Letra, e cila u postua në website, përshkruan se Beyonce më në fund  po shijon frytet e punës dhe po bën limonadë me limonët e jetës.

"Sa më e pjekur të bëhem, aq më shumë kuptoj dhe aq më thellë rritet gëzimi im. Ndjej një liri dhe çlirim duke e ditur se kam arritur në anën tjetër të sakrificës sime. Më në fund po i jap vetes leje për të shijuar frytet për të cilat kam punuar aq shumë për të mbjellë gjithë jetën. Ky është viti i parë që e kuptoj vërtet se çfarë do të thotë të jesh gjallë dhe të jetosh momentin. Është hera e parë që kam një kuptim se sa e brishtë është vërtet jeta, sa e vështirë mund të jetë ndonjëherë, dhe për këtë arsye sa e rëndësishme është të ndalesh dhe të nuhasësh trëndafilat gjatë ditëve të mira. Mendoja se e dija kur isha 21 ose 30 vjeç...por nuk e dija," - shkruan Queen B. ndër të tjera në letrën e saj.

Ndërkohë, ajo falenderoi edhe fasnat e saj dhe këdo që e ka frymëzuar:

"Shumica prej jush më njohën kur isha 15 vjeç dhe ne jemi rritur së bashku. Ju sillni shumë gëzim në jetën time. Shpresoj që arti im të vazhdojë të sjellë pak gëzim në jetën tuaj.”

Po ashtu, Beyonce u fut pak dhe në horoskop, teksa hapi letrën:

“Teksa sezoni i Virgjëreshës përfundoi, shpresoj se miqtë e mi Virgjëresha të kenë pasur një ditëlindje të mrekullueshme."

Beyonce publikon letrën emocionuese për fansat në 40-vjetorin

Të fundit