Flash News

POLITIKOFF

Biden se mbajnë këmbët, rrëzohet tre herë radhazi teksa ngjit shkallët e avionit

Biden se mbajnë këmbët, rrëzohet tre herë radhazi teksa

Presidenti Joe Biden u pengua tre herë radhazi dhe u rrëzua ndërsa po ngjitej në shkallët e një avioni  te Air Force One. Ky moment ka ndodhur ditën e sotme, megjithatë duket se presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës e ka marrë me sportivitet pasi në fund përshëndet pak para se të hyjë në avion.

Biden, gjatë rrugës për në Atlanta, Georgia, bëri një ndalesë në Joint Base Andreës për t`u transferuar nga Marine One në Air Force One. Kjo nuk është hera e parë që Joe Biden “aksidentohet”, pasi vetëm disa muaj më parë përpara zgjedhjeve ai dëmtoi kaviljen ndërsa shëtiste.

Mesa duket, Biden "e ka zënë mallkimi" i homologut rus Vladimir Putin i cili me ironi i uroi "shëndet të plotë".

 

Të fundit