Flash News

POLITIKOFF

Big Brother Vip rikthehet sërsh këtë muaj, surpriza që ka përgatitur produksioni

Big Brother Vip rikthehet sërsh këtë muaj, surpriza që ka

Edicioni i parë i “Big Brother VIP” rezultoi të ishte një suksese i vërtetë dhe mesa duket produksioni nuk do ndalohet vetëm me përfundimin e tij. Ende pa kaluar një muaj nga mbyllja e sezonit të tij të parë, produksioni ka nisur planet për vazhdimin dhe të përcaktojë kohën e rikthimit në televizion.

Lajmi për rikthimin e emisionit, u bë i njohur për publikun nga vetë moderatorja e programit Arbana Osmani, e cila tregoi se nisja e sezonit të dytë do të jetë në fund të vitit 2022. Gjithashtu, stafi ka vendosur që të transmetojë disa fragmente të shkëputura  gjatë  prapaskenave të katër muajve në formën e një dokumentari.

Dokumentari është përgatitur nga regjisori Eduard Grishaj dhe përmban rrëfime të banorëve në dhomën e rrëfimit, diskutimet e organizatorëve, rregullat, dënimet e vendosura madje edhe disa ‘sekrete’ të cilat nuk janë publikuar asnjëherë gjatë transmetimeve ‘live’.

Pritet që ky dokumentar të transmetohet përgjatë këtij muaji. Ende nuk është konfirmuar një datë nisje për të nga produksioni.

Të fundit