Flash News

POLITIKOFF

Big Mama kundër lidhjes "Donald-Trixa": Të isha që në fillim, do ju thoja mos

Big Mama kundër lidhjes "Donald-Trixa": Të isha që

Këngëtarja e njohur "Big Mama" është konkurrentja më e re e shtëpisë së Big Brother Vip. e cila ka hyrë në shtëpinë më yë famshme të momentit të premten.

Mbrëmë, në një bisedë me Beatrix, ka shprehur kundërshtinë e saj me lidhjen e krijuar brenda në shtëpi "Trixa-Donald". Big Mama i tha asaj se po të kishte qenë që në fillim në shtëpi, do  t’i kishte tërhequr vëmendjen e do ta kishte këshilluar të priste.

Pjesë nga biseda:

Big Mama: Unë të kisha qenë që në fillim, unë do ta kisha tërhequr vërejtjen do të kisha thënë ‘mos, mos, prisni të dilni jashtë’.

Beatrix: Unë s’jam ngutur, kurrë s’jam ngutur. Kam pritur madje me muaj, pa e ditur mirë, e sigurt.

Big Mama: Unë kur kam ardhur ju kam parë keq dhe s’kam dashur as ta diskutoj, as ta debatoj.

Kujtojmë se nga kjo lidhje është lënduar një person jashtë, moderatorja e njohur Bora Zemani, së cilës, Donaldi i kishte dhënë shpresë dhe ajo po e priste jashtë. Kjo ka shkaktuar një debat dhe polemikë të madhe në rrjet dhe në studio televizive.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Të fundit