Flash News

POLITIKOFF

Big Mama tregon takimin me Antonelën pas daljes së saj nga BBV: Më bëri një ngacmim

Big Mama tregon takimin me Antonelën pas daljes së saj nga BBV:

Debati i ashpër që ndodhi në shtëpinë e Big Brother me Antonelën u bë shkak që Big Mama të largohej nga shtëpia më e famshme e momentit. Gjithçka nisi për shkak të një sharjeje në serbisht, siç Antonela akuzoi Big Mamën se e kishte përdorur brenda ambienteve të shtëpisë, por n fakt sipas videove që po qarkullojnë, është Antonela ajo që e ka thënë.

Big Mama ka treguar se është përballur sërish me Antonelën në parukeri, teksa të dyja bëheshin gati për intervista. Madje, Antonela i ka hedhur një ngacmim Big Mamës por kësaj here, kjo e fundit e ka kaluar me sportivitet.

“U takuam me Antonelën mbrëmë dhe më parë në parukeri u takuam. Erdhi, më bëri një ngacmim, e kalova me të qeshur. Nuk jam pishman për asgjë që kam bërë, por e di që njeri i drejtë dhe i sinqertë po dëshmohet dhe e di që e drejta zhytet por nuk mbytet. Nuk jam ndikuar aspak. Dje u ndjeva pak mirë me thënë të drejtën. Për dalje  nuk jam penduar, më vjen pak keq por nuk jam person që përlahet dhe nesër përqafohet. Nuk banoj dot me një njeri që nuk flas.”- tregoi Big Mama në emisionin “Ftesë në pesë. dje.

Të fundit