Flash News

POLITIKOFF

Billie Eilish dhe aktori i njohur i japin fund lidhjes, a është tradhtia shkaku?

Billie Eilish dhe aktori i njohur i japin fund lidhjes, a është

Matthew Tyler Vorce konfirmoi se ai dhe Billie Eilish janë ndarë. Thashethemet se ai e tradhtoi këngëtaren po qarkullonin në mediat sociale kohët e fundit, mirëpo ai i ka mohuar.

“Askush nuk tradhtoi askënd”, ka postuar ai në Instagram Story. “Marrëdhëniet marrin fund. Është e thjeshtë. Krijimi i thashethemeve dhe gënjeshtrave në internet është i rrezikshëm.”

Billie Eilish dhe aktori i njohur i japin fund lidhjes, a është

Aktori iu përgjigj gjithashtu fansave të Eilish që vërshuan në Instagramin e tij me komente të ashpra dhe akuzuese.

"Fakti që mijëra njerëz marrin kohë nga dita e tyre për të shkruar gjërat më të neveritshme për dikë që nuk do t'i shohë kurrë postimet është gjëja më frikacake që mund të bësh. Jetoni jetën tuaj”, shtoi ai.

Billie Eilish dhe aktori i njohur i japin fund lidhjes, a është

Eilish nuk e ka komentuar publikisht ndarjen. Ata ishin bashkë prej më shumë se një viti.

Të fundit